Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij pasditen e kësaj të premte.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.8 të Durrësit, njofton policia.
Kjo e fundit bën po ashtu me dije, se “nga këqyrja paraprake e trupit të 40-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”.
Viktima, e identifikuar si A. Veteriku, paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.
Lexo edhe: