Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës, një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, viktima, shtetasi me iniciale E.V., është gjetur i pajetë nga familjarët.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





