Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen nr.13 në Durrës, ku një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit.

Sipas policisë, i riu me iniciale L.C., ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes