Gjendet një i moshuar i mbytur në bregdet në lagjen nr.1 të Durrësit.
Policia në njoftimin paraprak informon se viktiam është identifikuar si shtetasi V.Ll. 80 vjeç.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





