Një roje vendparkimi është gjetur i pajetë në vendin e tij të punës, në zonën e Shkozetit.
Sipas policisë së Durrësit, dyshohet se 56-vjeçari F.Ç. ka humbur jetën për shkak të infarktit.
“Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit”,– njofton policia.





