(Foto ilustruese)
Pasi ka konsumuar alkool deri në atë pikë sa nuk i mbanin më këmbët, një person nga Durrësi është rrëzuar nga biçikleta dhe është aksidentuar.
Shtetasi I.H. 58 vjeç, është gjetur i aksidentuar, i shtrirë në rrugë nga kalimtarët e rastit. Kjo ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 17/1 rruga “Vëllazërimi” (Kënetë).
Policia bën të ditur se ai ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në gjendje të dehur kur është rrëzuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja u vlerësua si aksidentale.





