23 korrik 2015 – Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit, ku një djalë 31 vjeç është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, mësohet se viktima 31-vjeçar me iniciale A.B., është gjetur rreth orës 06:20 të mëngjesit të sotëm, në oborrin e shtëpisë që ndodhet në Lagjen nr.14, i varur në një shtyllë betoni, me kabëll elektrik.

Menjëherë pas zbulimit të trupit të pajetë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/