DURRES, 12 mars 2013 – Gjendet i varur në banesë një 53 vjeçar nga fshati Romanat, i rrethit të Durrësit.
Sipas policisë, 53 vjeçari Mexhit Shaban Troplini, është gjetur mëngjesin e sotëm i varur me litar në një nga dhomat e shtëpisë së tij.
Trupi i viktimës është gjetur nga familjarët, të cilët nuk kanë mundur ta sjellin në jetë.
Dyshohet se 53 vjeçari i ka dhënë fund jetës në një moment depresioni. Policia është duke hetuar për ngjarjen në fjalë.
/m.l. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





