Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Blutë e qytetit raportojnë se në lagjen nr.13 është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi I. M., rreth 54 vjeç.  

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në lagjen Nr. 13 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur shtetasi I. M., 54, vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.