Durrës, 5 maj 2014 – Është gjetur i mbytur në një kanal në lagjen nr.13, 68 vjeçari Shahip Terziu, i cili u deklaruar i humbur nga familjarët e tij pak ditë më parë.
Policia e Durrësit njofton se pas kërkimeve intensive në zonë, është bërë e mundur gjetja e trupit të tij.
Një ditë më parë, familjarët e Terziut deklaruan për mediat, se i afërmi i tyre ishte larguar nga shtëpia që në datë 1 maj, në orët e para të mëngjesit.
Që nga ajo ditë ata nuk dinin asgjë për fatin e tij, për këtë arsye kërkuan edhe ndihmën e policisë dhe komuniteti durrsak për gjetjen e 68 vjeçarit.
Policia po punon tani për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një vdekje aksidentale apo për një vrasje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





