DURRËS, 5 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njoftoi se të dielën, më 4 janar 2015, ora 8.30 paradite, në rrugën pranë tregut të përditshëm të fruta-perimeve, në lagjen nr. 12, Durrës, u gjet i vdekur një i moshuar. Vetëm pas 12 orësh, rreth orës 20.15, u bë identifikimi i të ndjerit. Ai quhet Alim Belba, 76 vjeç, banues ne lagjen nr 11 Durrës. Nga veprimet e para rezulton se nuk ka shenja dhune. Një oficer i policisë gjyqësore tha se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





