Një 44-vjeçar është gjetur i vdekur në Durrës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





