Një person është gjetur i vdekur në rrugë në Durrës një ditë më parë, konkretisht në zonën e Shkozetit, në lagjen nr.14.
Viktima është identifikuar si shtetasi Sh.B., vjeç 48, banues po në lagjen ku u gjet nga kalimtarët e rastësishëm.
Nga burimet e policisë, mësohet se nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka shenja dhune dhe vdekja e 48-vjeçarit ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





