Gjendet i vdekur një person në rrugë në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Personi i vdekur është gjetur nga kalimtarë të rastit pak minuta me parë.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një endacak, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia e cila po punon për identifikimin e viktimes.





