Gjendet i vdekur në banesë një 59-vjeçar në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, burime nga policia bëjnë të ditur se viktima nuk ka shenja dhune, por dyshohet për vdekje natyrale.

Gjithsesi pritet akti mjeko -ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Viktima është shtetasi I.Gj., 59 vjeç, banor i lagjes nr.16. Rasti është regjistruar pak pas mesnatës së sotme, rreth orës 00:20.