Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku një djalë i moshës 39 vjeç ka vrarë veten.

Nga të dhënat që mëson “DurrësLajm“, viktima me iniciale D.Sh. është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.7, zona e njohur si “Çezma e Ferres”, aty ku viktima banonte.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.