3 dhjetor 2015 – Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Manëz të Durrësit, ku një 39-vjeçar është gjetur i vrarë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Manëz të Vjetër është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa, 39 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas.
Burimet policore bëjnë me dije se më herët, rreth orës 02:00, është gjetur i braktisur automjeti tip BMW me targa AA 938 DR, në pronësi të viktimës. Makina e të ndjerit u gjet në fshatin Shkallë, Manëz, nga Patrulla e Policisë, në të cilën fillimisht u konstatuan njolla gjaku, 2 copë fishekë dhe një gëzhojë automatiku.
Pas gjetjes së makinës së braktisur, u gjet dhe trupi i pajetë i 39-vjeçarit. Policia njofton se e kanë identifikuar autorin e dyshuar të krimit dhe po punojnë për kapjen e tij si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/S.L. portali DurresLajm/





