12 nëntor 2015 – Një qese e vogël plastike, brenda së cilës kishte kokainë, është gjetur ditën e djeshme në oborrin e ajrimit të institucionit të paraburgimit në Durrës.
Qesen plastike të hedhur në oborr, e pikasën shërbimet e policisë së IEVP-së (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale), të cilën e sekuestruan menjëherë. Gjatë peshimit rezultoi se ishin 0.5 gram kokainë, sasi e cila ndodhej brenda një letre të bardhë dhe e mbështjellë me ngjitës celofani.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
/S.L. portali DurresLajm/