DURRES, 1 qershor 2013 – Trupi i pajetë i një personi është gjetur në afërsi të stacionit "Apollonia" në Plazhin e Durrësit,  ende i paidentifikuar.

Lokalizimi i trupit të pajetë në breg të detit është bërë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga informacionet e para uniformat blu pohojnë, se viktima i seksit mashkull dyshohet të jetë mbytur në det, pasi nga kqyrja e parë e trupi të pajetë nuk mund të konstatohen shenja dhune, kjo edhe për shkak të gjendjes tejet të dekompozuar.

Kufoma pritet të dërgohet për në morgun e Durrësit, ku do ti nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore e cila do të përcaktoj dhe shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë nga ana e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Identifikimi i kufomës, sqaron policia do të jetë mjaft i vështirë, jo vetëm për shkak të dekompozimit të trupit, i cili mendohet të ketë ndërruar jetë kohë më parë, por edhe për faktin se në policinë e qytetit  nuk është deklaruar asnjë person i zhdukur.

Në veshjet viktimës i është gjetur një dokument me emrin Viktor Murrizi, i datëlindjes 20.05.1972, lindur në Tiranë.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me DPQ-në e Tiranës po punojnë për verifikime të mëtejshme lidhur me shtetasin që mban një identitet të tij apo njohje të tij.

(VIJON…)

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/