Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, gjendet makina e autorëve.
Automjeti i autorëve tip Benz ngjyrë gri me targa shqiptare është gjetur i padjegur.
Në makinë janë gjetur dy automatikë ”AK47 si dhe dy maska. Makina e autorëve është gjetur në fshatin Shkafanë të Ishmit.
Atentati me armë zjarri u shënua rreth orës 16:30 të pasdites, te mbikalimi i Shkozetit.
Makina ku udhëtonte prokurori Ndoja, shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Laho u qëllua me breshëri automatiku, duke i lënë të plagosur të tre.
Ndoja dhe Laho po marrin mjekin në spitalin e Durrësit, ndërsa Maloku te Trauma në Tiranë.





