DURRES– Gjatë orëve  të vona të mbrëmjes, si rezultat i masave që policia e Durrësit aplikoi në drejtim të kërkimeve për fëmijën e humbur Albion Daja, 13-vjeç, nga Shkozeti, u bë e mundur gjetja e fëmijës në fjalë në qytetin e Elbasanit nga shërbimet e policisë lokale të këtij qyteti.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale fëmija 13-vjeçar Albion Daja iu dorëzua familjarëve.

13- vjeçari Albjon Daja dy ditë më parë u zhduk në mënyrë misterioze nga Durrësi.

Familja e të miturit kishte humbur çdo kontakt me djalin e tyre Albjon Daja, që nga dita e hënë e kësaj jave dhe ishin në ankth për fatin e tij.

13 vjeçari, banor i lagjes nr.14 të Durrësit ishte nisur nga shtëpia si çdo ditë, në mëngjes herët, për të shkuar në shkollë dhe që nga ajo kohë familjarët e tij nuk dinin më asgjë për të.