Një person i moshës rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete në trotuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 7 në Durrës, ku viktima është gjetur nga kalimtarët e rastit.
Sipas dyshimeve paraprake të policisë, viktiam ende i paidentifikuar, ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





