Një fëmijë 5 vjeç është gjetur nga policia e Durrësit në vendin e quajtur “Rrota e Kuqe”, në zonën e plazhit. Burime zyrtare bëjnë me dije se fëmija është rreth 1 metër i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza.
Ka të veshura një bluzë ngjyrë të bardhë me viza gri, pantallona sportive ngjyrë blu me vizë të bardhë anash dhe atlete të bardha. Mendohet se fëmija quhet “Rogert”, por nuk shprehet qartë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e familjarëve të fëmijës. Çdokush që ka një informacion të vlefshëm për rastin është i lutur të telefonojë më numrin 0694110217.





