Një grua është gjetur e vdekur në rrugë në qytetin e Durrësit paraditen e sotme.
Policia ka identifikuar viktimën për të cilën paraprakisht dyshohet se ka pësuar infarkt teksa po ecte në rrugë. Ajo është shtetasja me iniciale T.L. e moshës 69 vjeçe.
Informacioni paraprak i policisë
Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7 Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.





