Një person i moshuar është gjetur i vdekur në një pallat në ndërtim e sipër në Durrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë, më 5 janar, në lagjen nr. 13 (Plazh), është gjetur i vdekur shtetasi R.S., vjeç 75, banues në Durrës.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





