Durrës, 4 maj 2014 – Mëngjesin  e sotëm, në portin e ri të peshkimit në Durrës, është vënë re një kufomë e sjellë nga deti.

Sipas policisë së Durrësit, kufoma është në gjendje mjaft të dekompozuar dhe nuk dihet ende identiteti apo përkatësia gjinore e saj.

Policia po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. Mendohet se trupi mund t’i përkasë ndonjë viktime të mbytur në det.   

Kufoma është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku pritet t’i nështrohet eskpertizës mjeko ligjore.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/