Një autoveturë tip “Lancia” është gjetur e braktisur në zonën e Plazhit në Durrës, ndërkohë që pas kontrollit janë konstatuar disa armë në të. Burime nga vendngjarja thanë për “DurrësLajm” se automjeti është i blinduar dhe policia e ka gjetur të braktisur.
Momentalisht nuk ka ansjë informacion nga policia, e cila është e rezervuar në këtë drejtim, pasi është duke kryer hetime. Të njëjtat burime bënë të ditur se në këtë automjet kanë qenë tre persona që kanë qarkulluar në zonën e Plazhit, fillimisht te Blloku i Vilave dhe më pas tek Hekurudha, aty ku edhe mjeti është braktisur.
Policia po punon për kapjen e pronarit të makinës dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.





