Policia e Durrësit njofton se në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar është gjetur i vdekur në rrugën “Vëllazërimi” një shtetas.
Sipas policisë, personi që ka humbur jetën, një ditë më pare, është gjetur në trotuar nga kalimtarët, që kanë njoftuar më pas policinë dhe urgjencën.
Policia bën të ditur se personi, në trupin e të cilit nuk janë konstatuar shenja dhune, nuk është identifikuar ende.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





