Në fshatin Shënavlash është gjetur ditën e sotme pa shenja jete, shtetasi Gj. Gj., rreth 57 vjeç, banues në këtë zonë rurale.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.