Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës gjatë kontrolleve të kryera kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases,  K.S.18 vjeçe, banuese në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, K.S. ishte larguar nga banesa  rreth një vit më prë, ekzaktësisht më 26.08.2015. Ka qenë bashkëshorti i saj, shtetasi E.A. 24 vjeç që më 27.08.2015 ka bërë kallëzim për largimin e saj.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore, 18- vjeçarja ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Vetëm një ditë më parë një 21- vjeçare e zhdukur pa asnjë gjurmë nga banesa, prej 15 ditësh, së bashku me djalin e mitur, u gjet nga efektivët e policisë së Durrësit. Po ashtu ashtu edhe ajo deklaroi se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia.