Është gjetur sot, 12 ditë pas mbytjes trupi i muxhahedinit që kishte hyrë për t’u larë në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, por nuk doli më i gjallë prej andej.
Ngjarja u regjistrua më 19 qershor kur shtetasi iranian 47 vjeçar, Malek Shara’i, banues në Manëz, u fut për t’u larë në rezervuar dhe humbi jetën.
Kërkimet janë kryer nga polumbarë të Portit Durrës dhe efektivë të Policisë Durrës.
Kërkimet kanë vijuar për rreth 12 ditë për gjetjen e trupit, por sot, pas 4 orë kërkimesh, trupi i tij është konstatuar në thellësi të rezervuarit. Pasi u nxor në sipërfaqe u pa se trupi i tij ishte pjesërisht i dekompozuar nga qendrimi për një kohë të gjatë në ujë.
Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në morgun e spitalit të Durrësit.





