Një predhë luftarake, e dyshuar se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore, është konstatuar në sektorin “Teuta” në Durrës.
Në vendngjarje ndërhynë forcat xheniere, të cilat bënë marrjen dhe neutralizimin e saj, ndërsa rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në sektorin “Teuta”, është konstatuar një predhë luftarake, që dyshohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Predha u mor nga forcat xheniere.” thotë policia.





