DURRËS, 11 qershor 2013 – Një shtetas shqiptar me pasaportë italiane është gjetur i dekompozuar në një banesë të marrë me qera në zonën e Plazhit në Durrës.

 Banorët e pallatit thonë se viktima quhej Haxhi Isufaj 50 vjeç.  

50 vjeçari është gjetur i dekompozuar, në katin e tretë të një banesë në afërsi të shkollës "Bajram Curri" Plazh, nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë detyruar shtetasin italian të kryejë një akt të tillë.

Mësohet se 50-vjeçari jetonte i vetëm në banesën e marrë me qera prej disa kohësh.

Nga ana e policisë po punohet në dy pista, atë të vetëvrasjes për motive ende të paqarta,  si dhe vrasjes.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/