DURRËS, 11 shkurt 2015 –  Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare (DRKK) Durrës, më 11 shkurt 2015, në një status në rrjetin social Face Book, njofton për një takim me gjimnazistë të shkollës “Leonik Tomeo” të Durrësit.

Në kuadrin e nismës “Miku i Monumentit”, të rinjtë, që kanë “birësuar” Muzeun Arkeologjik, po përgatisin projektin e parë. DRKK-ja thotë se pati pyetje dhe diskutime për idenë më të mirë. Përgjithësisht, ka përpjekje të mira për të ndërgjegjësuar nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me të cilën është e pasur nëntoka dhe mbitoka e qytetit bregdetar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/