14 korrik 2015 – Gjatë dy viteve të fundit Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) e ka përqendruar vëmendjen në përsosjen e shërbimit në plazhin e Gjirit të Lalëzit, një nga destinacionet e turizmit elitar të vendit. Sipas drejtorit të përgjithshëm të AKB-së, Auton Tare, siguria dhe shërbimi ambulator në plazh është një prej pikave, ku po bashkëpunohet gjerësisht me institucionet e tjera për standarde sa më të mira për pushuesit e shumtë. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut ka një stacion të vetin, ku policë me uniforma blu, por edhe me biçikleta dhe T-shirt mbulojnë territorin dhe u krijojnë siguri frekuentuesve të plazhit. Njëkohësisht po synohet në stabilizimin e kullave të vrojtimit (bay-watch) në bashkëpunim me vullnetarët. Kurse drejtoria rajonale e shëndetit publik Durrës ka organizuar, plotësuar dhe furnizuar me pajisje, urgjencë dhe medikamente qendrën ambulatore.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/