DURRËS, 3 korrik 2015 – Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) për muajin maj 2015 janë gjobitur 21 subjekte, nga të cilat 2 për mungesë dokumentacioni dhe 19 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit (kliko në: http://iqt.gov.al/al/wp-content/uploads/2015/06/TABELA-E-SANKSIONEVE-T%C3%8B-MARRA-NGA-I.SH_.T.I.-P%C3%8BR-INSPEKTIMET-E-PERIUDH%C3%8BS-MAJ-2015.pdf). Gjithashtu janë kryer dhe 11 bllokime në të gjithë Shqipërinë (kliko në: http://iqt.gov.al/al/wp-content/uploads/2015/06/TABELA-E-AKT-BLLOKIMEVE-T%C3%8B-MARRA-NGA-I.SH_.T.I.-P%C3%8BR-INSPEKTIMET-E-PERIUDH%C3%8BS-MAJ-2015.pdf), njoftoi ISHTI (ish-Inspektorati Qendror Teknik, IQT, ndryshuar me VKM-në nr. 410, datë 13.05.2015).
Më 25 dhe 27 maj 2015, në inspektimet e bëra në Durrës, janë gjobitur përkatësisht shoqëria “Euro Petrol Durrës Albania” sha në Porto-Romano, me 1 500 000 lekë, për përmbajtje squfuri 40,9, mbi standardin; kurse shoqëria “Genklaudis” sha Vrrin, Durrës, si përsëritëse, u ndëshkua me 2 250 000 lekë, pasi pika e flakërimit ishte 44,5. Gjithashtu për këto dy subjekte janë nxjerrë urdhra bllokimi. Kurse, më 6 maj 2015, për mungesa dokumentacioni janë bllokuar dhe dy distributorë, ai i firmës “Ledio-Oil” në rrugën Gjiri i Lalzit-Maminas dhe ai i “Montenegro Oil” në boshtin Sukth – Qafa e Ariut.
/përpunoi th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





