DURRËS, 15 shkurt 2015 –  Bëhet e ditur se të shtunën në mbrëmje, më 14 shkurt 2015, struktura të drejtorisë së policisë së qarkut Durrës, së bashku me drejtorinë rajonale të tatim-taksave dhe inspektoratin shëndetësor kanë kontrolluar lokale të natës.

Janë vërejtur shkelje të ligjit antiduhan si dhe një sërë mangësish në dokumentacione. Sipas njoftimit për shtyp, janë vendosur 9 masa administrative për 9 subjekte. Nga inspektorati shëndetësor janë vendosur 1.4 milion lekë gjoba për mosrespektim të ligjit që ndalon pirjen e duhanit në lokale. Kurse Tatim-Taksat kanë zbuluar mungesa, duke vendosur 1. milion lekë gjoba. Janë vendosur gjithsej 2.9 milionë lekë gjoba.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/