DURRES, 31 mars 2013 – Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e arrestit me burg, për 31 vjecarin Fisnik Kuka me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me një të mitur.
Në seancën gjyqësore e mbajtur tre ditë pas arrestimit të 31 vjecarit me arsim të lartë dhe beqar, organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Drini Pali ka kërkuar Burg pa afat për Kukën, i cili u denoncua në polici nga prindërit e një një të miture 12 vjecare , për ngacmim seksual.
Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, detyrim paraqitjeje, me pretendimin se 31 vjecari i cili vuan nga sëmundja e epilepsies, është i sëmurë dhe duhet të shtrohet në spital, por që kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykatësja e çështjes Shpëtime Pitaku, e cila vendosi që Fisnik Kuka të qëndrojë në burg.
Në sallën e gjyqit nuk ka marrë pjesë asnjë prej familjarëve të Kukës, ndërsa 31 vjeçari është arrestuar në flagrancë, në datë 28 Mars, pasi ka ngacmuar seksualisht , një 12 vjecare banore e Durrësit, teksa kthehej për në banesën e saj.
Nga burimet zyrtare mësohet se 31 vjecari i cili pas përfundimit të arsimit të lartë në degën Italisht ka punuar në Call Centër në Durrës dhe në Tiranë dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Prindërit e së miturës kanë qënë të traumatizuar dhe kanë kërkuar dënimin maksimal të pedofilit, duke ja lënë në dorë gjithcka drejtësisë dhe policisë.
NGJARJA
Fisnik Kuka, banues në Durrës, i cili 3 ditë më parë ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
E mitura, vetëm 12 vjeçe, kishte dalë pasdite për të marrë një porosi në shtëpinë e të afërmve, që ndodhej jo larg pallatit ku banonte. Teksa ka qenë duke u kthyer nga shtëpia e gjyshes për në banesë, vajza është përballur me agresorin në hyrje të pallatit.
Abuzuesi, duke përdorur forcën fizike dhe përfituar nga pafuqia e së miturës, ka nisur ta prekë dhe ka tentuar ta përdhunojë në hyrjen e pallatit, gjë që e ka alarmuar vajzën. Frika nuk e ka bërë të heshtë 12-vjeçaren.
Të bërtiturat e saj, si reagim ndaj veprimeve të abuzuesit seksual Fisnik Kuka, 31 vjeç, banor i së njëjtës lagje, kanë nxjerrë nga apartamentet e tyre banorët e pallatit. Fqinjët i kanë dalë në mbrojtje së miturës, ndërsa kanë izoluar 31-vjeçarin deri në mbërritjen e shërbimeve të policisë. Disa orë pas ngjarjes, Kuka është vendosur në pranga.
Pas prangosjes së pedofilit Ardian Prenjasi janë regjistruar edhe një sërë rastesh të tjera të personave në moshë madhore, madje edhe të thyer, që kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me të mitur.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





