Durrës, 28 maj 2014 – Gjykata e Apelit të Durrësit ka hiqur sot masën e pezullimit nga detyra për gjykatësin vlonjat Ken Dhima.
Gjykatësi në fjalë, që ushtronte detyrën pranë Gjykatës së Vlorës ishte pezulluar me 3 muaj pasi ishte kallëzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë.
Prokuroria e Durrësit i kishte kërkuar gjykatës pezullimin nga detyra të gjykatësit Ken Dhima, por trupa gjyqësore e Apelit ka vendosur për rikthimin e tij në detyrë.
Prokuroria e Durrësit i pati kërkuar ditë më parë Gjykatës së Rrethit Durrës pezullimin nga detyra të gjykatësve bashkëshortë, Ken Dhima dhe Klorinda Çela të kallëzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë.
Gjykata e Durrësit, në datë 16 maj vendosi pezullimin nga detyra për tre muaj për gjyqtarin Ken Dhima, ndërsa rrëzoi kërkesën për pezullimin e bashkëshortes së tij, Klorinda Çela.
Ndërkohë sot Apeli i Durrësit hodhi poshtë vendimin e marrë nga Gjykata e Rrethit për gjykatësin Dhima.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





