Shtyhet vendimi për vrasjen e kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava. Pala mbrojtëse e të pandehurve ka kërkuar shtyrje të seancës gjyqsore, kur pritej vetëm vendimi i trupit gjykues për tre të pandehurit e dyshuar si autorë të grabitjes dhe më pas vrasjes së dy kunatave, ngjarje kjo e shënuar më 2 shtator 2014.

Në seancën pararendëse, prokurori i çështjes këkroi dënimin maksimal për tre të pandehurit Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kacmoli, që është edhe nipi i viktimave. Prokurori i çështjes, në konkluzionet përfundimtare, ka bërë me dije se të tre të akuzuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, para dhe pas krimit. Sipas organit të akuzës, tre të akuzuarit për vrasjen e dy të moshuarave Elsa dhe Gjinofeva Vava, mesnatën e 2 shtatorit 2014, janë autorë e bashkëpunëtorë në krim.

Gjatë ditës së sotme pritej mbrojtja e të pandehurve. Por, në mungesë të tyre, trupi gjykues vendosi që vedimi të jepet javën e ardhshme.

Indrit Shaqja, 42 vjec, nga Shijaku, ka pranuar krimin e kryer, që nisi fillimisht si një grabitje ordinere, duke marrë përsipër të gjithë fajin. 42-vjecari nga Shijaku ka pranuar gjithcka, duke marrë autorësinë e krimit, përvec faktit se grave të moshuara nuk ua kishte zënë gojën me skoc dhe nuk i kishte mbytur ai. Velson Elmazi nuk e ka pranuar krimin, duke thënë se ka qënë i pirë dhe nuk mbante mend asnjë gjë. Artur Kacanolli, nipi i viktimave, nuk e ka pranuar akuzën e bashkëpunimit, duke thënë se është i pafajshëm. Sipas tij, deklarat e dhënë në Komisariatin e Policisë në Durrës, është dhënë nën presionin dhe dhunën e pareshtur të policive. Sipas procesverbaleve të prokurores së cështjes Anila Bebeci, Shaqja dhe Elmazi, në bashpëkupim, atë natë, dhe me paramendim, kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarave, i kanë dhunuar, u kanë mbyllur gojën me skoc, u kanë lidhur duar e këmbë dhe u kanë grabtitur rreth 2 milionë lekë, disa monedha floriri dhe sende me vlerë.

Në banesë ka qënë edhe një grua tjetër, por ajo ishte e paralizuar dhe nuk ka mundur të flasë me hetuesit për shak të sëmundjes që vuante.