DURRES, 24 shkurt 2013 – Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 3 të arrestuarit nga SHKB tri ditë më parë.
Sipas gjykatës, duhet të qëndrojnë në burg shtetasit Mustafa Meta, Rudi Gaxhaj dhe Nertil Sula, të cilët akuzohen për korrupsion në funksionet publike.
Ata u arrestuan gjatë një aksioni të SHKB në lidhje me abuzimin me të dhënat në pikat kufitare ku regjistronin fiktivisht hyrje daljet e shtetasve shqiptarë që shkelin rregullat e qëndrimit në zonën shengen.





