DURRËS, 25 nëntor 2014 – Drejtoria e Policisë së Shtetit për Qarkun Durrës-Krujë njofton se, më 24 nëntor 2014, pas vlerësimit të masës së arrestit, lirohen, me detyrim paraqitjeje, nga dhomat e paraburgimit, Jani Panoja (26 vjeç, banues në lagjen nr. 16 Durrës, me detyrë oficer në repartin ushtarak të Zallherit, Tiranë) dhe Tadeo Shiroka (39-vjeçar, banues në lagjen nr. 6 Durrës).
Sikurse është njoftuar, më 20 nëntor 2014, ora 1.00 pas mesit të natës, komisariati i Durrësit i arrestoi në flagrancë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ata kundërshtuan për shkak të detyrës, gjatë shoqërimit, patrullën e përgjithshme.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





