Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një konflikt familjar ka përfunduar në dhunë fizike, në ambientet e varrezave të qytetit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), të dy banues në Durrës, familjarë të tij.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.