Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar pasi akzuohet se ka dhunuar babanë e tij duke e goditur me sende të forta.
Sipas burimeve nga policia, po punohet për kapjen e shtetasit A.R.
Një ditë më parë, më datë 20 qershor, ai ka goditur me sende të forta babanë 70-vjeçar, shtetasin M.R.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





