DURRËS, 3 shtator 2015 –  66-vjeçari Shaban Boja, me banim në fshatin Sallmone të komunës së Xhafzotajt, ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së shtetit në qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se mbrëmjen e së martës, më 3 shkurt 2015, R. D. 35 vjeç, me banim në Sallmonë, duke drejtuar një “Volkswagen Golf”, ka aksidentuar në afërsi të Sukthit bashkëfshatarin Shaban Boja, që po kalonte në rrugë si këmbësor.

Sipas disa medieve, 35-vjeçari e dërgoi menjëherë në spital të aksidentuarin, por ai kishte ndërruar jetë që në vendngjarje. Më pas R. D. u dorëzua në policinë e Durrësit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/