DURRES, 7 janar 2014 – Dy persona të armatosur kanë plagosur dy kambistë në qendër të qytetit të Durrësit dhe u kanë grabitur paratë që kishin me vete. Kjo ngjarje ndodhi sot ne mengjes ne qytetin bregdetar, kur nje makine tip uoristradë “Land Rover” me targa angleze, nën kërcënimin e armëve u kanë kërkuar kambisteve paratë.
Kambistët ne perpjekje per te bërë rezistencë, janë qëlluar në kokë me mjete të forta nga grabitesit dhe pasi ata u kanë marrë paratë janë larguar.
Kambistët Edmond Sollaku dhe Arben Çuni janë dërguar në spital, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policisa po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, duke ngritur postoblloqe në të gjitha rrugët e Durrësit. Dëshmitarët, thone se makina ishte me xhama të zinj që kishte sinjal policie.





