DURRËS, 26 gusht 2013 – Vetëm pas tri ditësh forcat e rendit në Durrës bëjnë publike një dukuri negative që ka të bëjë me vjedhjen dhe dhunën që ushtrohet ndaj pushuesve kosovarë në plazhin e Durrësit. Më 26 gusht 2013, drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të premten, më 23 gusht 2013, rreth orës 22.17, në bregdet, në lagjen 13 Durrës, dy persona u kane marrë me dhunë një çantë me 170 euro dy vëllezërve kosovarë nga qyteti i Prizrenit, L.L., 20 vjeç dhe A.L., 18 vjeç. Madje hajdutët e errësirës nuk janë mjaftuar me kaq, por i kanë dëmtuar lehtë me mjete prerëse. Deri të hënën uniformat blu të Durrësit nuk kanë mundur të identifikojnë dy autorit e krimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





