Ky është dyqani i grabitur mbrëmjen e së premtes në Durrës.
Kanë qenë dy persona, që pasi u futën në ambientet e një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës, i grabitën pronares të gjithë xhiron ditore.
Jashtë kamerës, pronarja Moza T. tregon për “DurrësLajm” se njëri prej grabitësve ishte shumë i gjatë, ndërsa tjetri trup mesatar.
Ka qenë pikërisht i riu shtatlartë që i ka drejtuar asaj pistoletën, por në ato momente pronarja e ka marrë si shaka dhe madje ia ka shtyrë me dorë.
Ndërkohë, personi tjetër është drejtuar tek banaku dhe ka marrë të gjithë xhiron ditore, rreth 20 mijë lekë të reja.
Sipas dëshmisë së gruas, menjëherë më pas dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Ford Focus”.
Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit bëri të ditur se “nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve”.
Lexo edhe:





