Grabitet një automjet i policisë private që po kryente transferimin e parave të një banke të nivelit të dytë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në zonën e Shkozetit dhe konfirmohet për DurrësLajm nga burime të policisë lokale.

Nuk dihet shuma e grabitur nga tre persona të maskuar dhe të armatosur, që pasi kanë neutralizuar policët privatë kanë vjedhur paratë dhe janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz në drejtim të Shijakut.

Mësohet se në zonë ku ka ndodhur grabitja ndodhen dy banka të nivelit të dytë dhe një pikë Wester Union

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të grabitësve.