Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë kaburanti në Xhafzotaj të Durrësit.
Sipas policisë së qytetit bregdetar grabitësit kanë arritur të zhvatin 12 mijë lekë të reja, xhiron ditore të karburantit, ndërsa mbanin nën kërcënimin e thikës punonjësin e karburantit.
Në vendngjarje ndodhej 62-vjeçari me iniciale T. K.. Ndërkaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”.